Qentë endacak akoma janë prezent në qytetin Strugës.Ato pothuajse i shohim në çdo rrugë të qytetit,shkruan Struga Ekspres.
Në Ohër veshtirë se mund të të shohin sytë ndonjë qen endacak,kurse në Strugë ato i sheh me bollëk.
Struga Eskpres mëson nga disa burime të saj,se nga qyteti i Ohrit dhe Manastirit,transportohen me kamion qentë endacak me destinacion Strugën,dhe këtë ata e bëjnë në orët e para të mëngjesit,dhe këtë e kane konfirmuar dhe disa qytetar te Struges që kanë qenë dëshmitar të rastit,njofton Struga Ekspres.
Qentë endacak janë nje shqetesim i kahmotshëm për struganët.
Kujtojmë se disa qytetar janë sulmuar nga qentë endacak të cilët kanë përfunduar në spital si pasojë e kafshimeve të rënda.
Para një jave humbi jetën në Gostivar një vajzë 17 vjeçare duke u përpjekur të largohet nga frika e një sulmi të qenve endacakë duke rënë në lum ku më pas u nxorrë pa shenja jete.
(Struga Ekspres)