NA TRAJTOJNË SI DELE…
Deri sa ne vazhdojmë të votojmë pa mos kërkuar as një llogari, do të vazhdojnë politikanët të tallen me ne dhe të na trajtojnë si kope delesh që shërbejmë për qumsht, mish dhe në fund të vitit për kurban…
Kemi deputet që flejnë në parlament, ku gjumin e tyre me taksat tona e paguajmë shumë shtrenjtë; pastaj kemi edhe deputet tjerë që nuk shkojnë fare në parlament, mirëpo rroga ju vjen deri te bankomati më i afërt; kemi edhe deputet tjerë që shkojnë vetëm kur ju kërcënohet interesi personal, e shumë pak deputet kemi që shkojnë dhe bëjnë punën për të cilën paguhen…
Ja tash kemi edhe një rast special, ku ish kryeministri Nikolla ka ikur nga shteti, por rroga e deputetit do t’i shkojë atij edhe jashtë shtetit, pra pa mos vajtur as një ditë në parlament ai do ta merr rrogën e plotë nga pushimet e tij në Hungari.
Neve na trajtojnë herë si dele e herë si pula, herë na mjelin e herë tjetër na venë në “klluçk”, ne vazhdojmë të mos reagojmë sepse frikësohemi se mund të bëhet edhe më keq…
Mirë që jemi optimist dhe vazhdojmë të mendojmë se mund të bëhet edhe më keq, na nevojitet pak pesimizëm që të bindemi se ska ku të vejë më keq.
???
Hasim Memishi-aktor