Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiAleanca e Strugës: Plani i Merkos nuk do kalojë, është krim ndaj...

Aleanca e Strugës: Plani i Merkos nuk do kalojë, është krim ndaj natyrës!

Të nderuar qytetarë,
Sot ishim dëshmitarë të shohim tentimet e Ramiz Merkos dhe kompanisë së tij, që me çdo kusht të votohet nga këshilltarët plani i errët i uzurpimit të bregut të liqenit. Sot pamë përpjekjet dëshpëruese të një kryetari komune, të kapur nga ca biznesmenë dhe financues të fushatës së tij, që bukurinë natyrore që ka qyteti ynë, ta shndërrojë në objekte dhe biznese private. Këtë praktikë, Merko e ka pasur edhe në dy mandatet e tij të para, por kësaj radhe ai do të uzurpojë të gjithë bregun pa përjashtim, nga hyrja deri në dalje të qytetit. Për të qënë situata më skandaloze, parashikohet që edhe pjesët e gjelbëruara dhe pjesët ku ka kallame, të shndërrohen në plazhe private.
Çdo bëhet me kallamet?
Do ti djegin, do ti presin apo do ti zhdukin brenda natës me preparate kimike?!
A jeni të vetëdijshëm se çfarë roli kanë këto kallame për liqenin?
A jeni të vetëdijshëm se me këtë po shkili çdo normë ligjore dhe çdo parim njerëzor?
Po UNESCO?
Këto përpjekje këshilltarët tonë i refuzuan dhe i kundërshtuan kategorikisht, me fakte konkrete. Nuk do të lejojmë këtë krim ndaj natyrës dhe në kurriz të qytetarëve të kalojë në Këshill. Shpresojmë se të këtij mendimi do të jenë edhe këshilltarët e subjekteve tjera politike, pavarësisht tentimeve të pushtetit për ti joshur apo edhe për ti shantazhuar në forma të ndryshme.
Qyteti dhe qytetarë duhet të jenë gjithmonë të parët. Ne jemi aty për ti mbrojtur interesat e atyre që na votuan. Të mos lejojmë, që disa interesxhinjë, njerëz të kapur dhe tregtarë të vlerave njerëzore të luajnë me fatin e një qyteti të tërë!
Do vazhdojmë edhe në seancën e radhës ta kundërshtojmë këtë propozim dhe me fanatizëm do ta mbrojmë dhe ta ruajmë atë pasuri natyrore.
(Aleanca e Strugës)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!