Tuesday, May 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShëndetësiAlarmante: Në Maqedoni janë 120 mijë persona me diabet

Alarmante: Në Maqedoni janë 120 mijë persona me diabet

Numri i të sëmurëve nga diabeti në Republikën e Maqedonisë është në rritje. Prej 120.000 pacientëve me diabet, 40.000 pranojnë terapi me insulinë. Sipas të dhënave në vitin 2015 prevalenca e diabetit ka arritur pesë për qind, ndërsa në vitin 2017 gjashtë për qind.

Në një të diagnostikuar ekziston një që nuk është i diagnostikuar dhe nuk e dinë që e ka sëmundjen, theksoi drejtoresha e Klinikës Universitare për Endokrinologji, Sasha Jovanovska Mishevska në shënimin e 14 Nëntorit, Ditës Botërore të Diabetit.

Theksoi se çdo ditë ballafaqohen jo vetëm me pacientë me diabet, por edhe me një numër të madh komplikimesh (zemrës dhe enëve të gjakut, veshkave. dëmtimin e shikimit) të cilat i sjell sëmundja.

Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Vladimir Miloshev e theksoi përkushtimin e tyre në sigurimin e terapisë cilësore me insulinë për trajtimin e të sëmurëve nga diabeti.

Kryetari i lidhjes së shoqatave të të sëmurëve nga diabeti të Maqedonisë, Bojan Kirov tha se do ketë insulina me certifikata të kontrolluara.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments