Friday, May 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovë“Burdushi” akuzohet për mashtrim, i mori 2 mijë euro për ta shëruar...

“Burdushi” akuzohet për mashtrim, i mori 2 mijë euro për ta shëruar nga depresioni

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë për mashtrim ndaj Hysni Peqani, i njohur si “Burdushi”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, “Burdushi” akuzohet se duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t`i shkaktuar dëm material personit tjetër, e ka mashtruar apo ka vazhduar lajthimin e të dëmtuarit.

“Burdushi” akuzohet se si mjek popullor ishte marrë vesh me një person që t’ia shërojë një familjar që vuante nga depresioni duke ia kërkuar 2000 euro. Pasi që pacienti nuk shfaqi shenja shërimi, me këtë i akuzuari “Burdushi” e ka mashtruar palën e dëmtuar.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments