Ndihma shtesë për fëmijën e tretë do të mbetet vetëm një e kaluar e mirë për ata që patën fatin ta shfrytëzojnë. Ministrja e punës dhe politikës sociale, Milla Carovska tha se kjo masë nuk dha asnjë efekt në rritjen e natalitetit në Maqedoni, ndërkohë që shtetit i kushtoi humbje me miliarda denarë, prandaj do të shfuqizohet. Carovska sqaron më tej se shtesa për fëmijën e tretë do të zëvendësohet me ndihmë të njëhershme e cila do të bart shumën prej 60 mijë denarë, për fëmijën e dytë 20 mijë denarë ndërsa për fëmijën e parë vetëm 5 mijë denarë.
Çdo masë mund të zbatohet, dhe pas 10 viteve e shihni nëse ka dhënë efekt ose jo. Nëse këtë masë e ndiqni për 10 vjet do të vëreni se nuk ka dhënë asnjë efekt por paratë I kemi shpenzuar dhe I kemi hedh në një pus. Në vitin 2001 nataliteti në Maqedoni ka qenë 13.3 % dhe mund ta shikoni në statistikë se I njëjti në 2016 arrin 11.1% që nënkupton se ai investim as nuk është I mirëmbajtshim e as I pagueshëm. Varfëria e fëmijëve në Maqedoni është mbi 30 %, ne kemi investuar në familje që nuk janë në rrezik social dhe fëmijë që nuk janë të rrezikuar. Kjo masë nuk kishte kufi, edhe ajo që kishte pagë 200 mijë denarë edhe ajo që nuk kishte asnjë denarë pagë kishte mundësi ta realizonte këtë drejtë. Dhe me këtë u bë një padrejtësi e madhe- deklaroi Milla Carevska, ministre e punës dhe politikës sociale.
Qytetarët shprehen të revoltuar nga këto ndryshime, duke shtuar se kjo shtesë për fëmijën e tretë ishte ekzistenca e vetme për shumë familje.
Kujt si u kujtohet luan me njerëzit e ngratë… Ata që pësojnë më shumë janë njerëzit e varfër, të rëndomtë, analfabet, ndërsa ata lart janë narkomafia dhe kriminelët, ata nuk I intereson për mua, ty ose dikë tjetër. Jo vetëm për fëmijën e tretë, ata nëse do të munden do ta ndalin edhe për fëmijën e parë, ashti siç edhe e bën”.
Shumë e padrejtë, përse me e ndërpre, ligji ka qenë prej më herët, përse tash me ndërpre atë, shumë gabim të madh bëjnë nëse e ndërpresin, për çka”.
Nuk e mbështes këtë propozim, duhet te këtë ndihma shtesë, posaçërisht te ne në këto kushte dhe këto kohëra- shprehen qytetarët.
Sipas të dhënave të Ministrisë së punës sociale, gjatë vitit 2017 të drejtën për shtesa për fëmijën e tretë e kanë realizuar 26.126 nëna, ndërkohë që për fëmijën e katërt vetëm 803 nëna.