Aksion për pastrimin e hapsirës publike
Sot, përgjatë rrugës magjistrale Strugë – Qafëthanë në afërsi të xhamisë,Komuna e Strugës nisi aksionin për pastrimin dhe rrafshimin e hapsirës publike. Në suaza të aksionit do të largohen gjithë mbeturinat të cilat janë hedhur në sipërfaqe publike dhe do të bëhet rrafshim i plotë.
Kryetari i Komunës z. Ramis Merko po ndjek nga afër punimet dhe theksoi se shumë shpejt në këtë hapsirë do të zhvendosen magazinat e NP “Komunale” – Strugë, ku do të krijohen kushte dhe ambiente për funksionimin sa më normal të NP “ Komunale”.
Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës