Një ditë para 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Ali Ahmeti ka ngritur flamurin kombëtar në Zajaz, pranë memorialit monumental “Nëna Shqiptare”, në një akt simbolik kushtuar identitetit, historisë dhe krenarisë shqiptare.
Pikërisht në prag të kësaj feste kombëtare, mesazhi nga Zajazi merr një domethënie të veçantë, ndërsa nesër Manastiri, Qyteti i Shkronjave Shqipe, pritet të shënojë 22 Nëntorin me ceremoni madhështore, në nderim të gjuhës dhe alfabetit që bashkuan shqiptarët.














