Më 20.11.2026, në ora 20:20, në rrugën magjistrale në Strugë, zyrtarë policorë të Njësisë së Punëve të Brendshme Strugë kanë privuar nga liria M.J. (22) nga fshati Pesoçan, rajoni i Ohrit, dhe D. Gj. (37) nga Ohri.
Gjatë kontrollit të komunikacionit, policia ndaloi një automjet të tipit “BMW”, me targa të Kërçovës, të cilin e drejtonte M.J. Pas kontrolleve të kryera, u konstatua se ai po drejtonte automjetin edhe pse kishte ndalesë aktive për drejtimin e automjetit.
Ndërkohë, gjatë kontrollit të personave, te D. Gj., i cili ishte bashkudhëtar në automjet, u gjet dhe u konfiskua një substancë e bardhë në formë pluhuri.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë kallëzimet përkatëse.














