Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZejdi Rexhepi akuzon gjykatat, ndërkohë shpreson tek Gjykata e Apelit

Zejdi Rexhepi akuzon gjykatat, ndërkohë shpreson tek Gjykata e Apelit

Sekretari gjeneral i grupit të Besës së Afrin Gashit, Skender Rexhepi nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka akuzuar se Gjykatat po ndihmojnë Besën e Bilall Kasamit, ndërkohë që shpreson se Gjykata e Apelit do të jetë instanca që do ndihmojnë në ndarjen e drejtësisë, gjegjësisht do ti jap të drejtë Besës së Gashit.

“Viti 2018 filloi me prerrje në BESË nga ata që duhej ta mbrrojnë BESËN; nga ata që ishin zotuar të përmirësojnë hallin e shqiptarëve dhe të kujdesen për mirëqenien e tyre. Por, rezultoi që ata veçse ia kishin shitur shpirtin djallit dhe qëllimi i tyre kishte qenë të vritet shpresa e kthyer te shqiptarët, shpresa se megjithatë do të ketë një të ardhme më të mirë edhe për ne.

Këtij synimi dy herë rradhazi po i ndihmon Gjykata Themelore në Shkup, me vendim që vazhdon ti shërbejë djallit, tradhëtisë dhe zhgënjmit shqiptar”, shkruan Rexhepi.

Reagimi i tij ka ardhur pas shkrimit të gazetës KOHA, e cila ditë më parë publikoi vendimet e fundit të Gjykatës Themelore Shkupi II dhe Gjykatës Administrative, dy vendimet këto që hodhën poshtë Kongresin muajit shkurt të grupit të Gashit si dhe shpallën jolegjitim shkarkimin e Kasamit nga kreu i partisë.

Nga ana tjetër, është Gjykata Themelore Shkupi II, Gjykata e Apelit dhe ajo Admimistrative që kanë pranuar legjitimitetin e kryetarit Kasami, ndërsa ka pranuar ndryshimet e dala statutore nga Kongresi i grupi të Kasamit më 24 shkurt në Shkup.

Vulat dhe lider i Lëvizjes BESA, sipas vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi II dhe të vërtetuara nga Gjykata e Apelit, i takojnë Bilall Kasamit, ndërsa të njëjtin vendim, sipas dokumenteve të publikuara nga KOHA, e ka sjellë edhe Gjykata Administrative.

Ankesa e radhës në Apel e paralajmëruar nga Skender Rexhepi, siç thonë njohësit e drejtësisë, do të jetë në drejtim të vendimeve të deritashme: refuzimi i grupi të Gashit dhe legjitimiteti i grupit të Kasamit, ashtu siç ishte deri më tani.

Postimi i plotë i Skender Rexhepit:
“2018 VITI I TRADHTISË, GJYKATAVE DHE NGADHËNJIMIT TË BESËS
Të nderuar aktivistë, miq dhe përkrahës të Lëvizjes BESA:
Viti 2018 filloi me prerrje në BESË nga ata që duhej ta mbrrojnë BESËN; nga ata që ishin zotuar të përmirësojnë hallin e shqiptarëve dhe të kujdesen për mirëqenien e tyre. Por, rezultoi që ata veçse ia kishin shitur shpirtin djallit dhe qëllimi i tyre kishte qenë të vritet shpresa e kthyer te shqiptarët, shpresa se megjithatë do të ketë një të ardhme më të mirë edhe për ne.
Këtij synimi dy herë rradhazi po i ndihmon Gjykata Themelore në Shkup, me vendim që vazhdon ti shërbejë djallit, tradhëtisë dhe zhgënjmit shqiptar.
Por, të nderuar përkrahës dhe aktivistë, mos u shqetësoni fare…
E vërteta do të zbardhet para mbarrimit të këtij viti të mbrapshtë, gjithçka do të përfundoj në Gjykatën e Apelit e cila do të sjell vendimin final pas të cilit nuk ka kthim mbrapa.
Në Gjykatën e Apelit besojmë thellë që do të vijë në shprehje e vërteta dhe drejtësia, ndërsa do të dënohet tradhëtia dhe pabesia.
PARA MBARIMIT TË VITIT 2018, PËRFUNDIMISHT SHQIPONJA DO TË MBETET NË FOLENË E VET, PËRFUNDIMISHT LËVIZJA BESA DO TU TAKOJ VETËM ATYRE QË EDHE E NGRITËN DHE USHQYEN IDEALIN E SAJ.
Deri në përfundimin e këtij procesi, ne vazhdojmë të jemi në shërbim të qytetarëve tanë; udhëheqësit partiak, ministri dhe drejtorët e Lëvizjes BESA, me profesionalizmin, drejtësinë, nderin dhe moralin e tyre çdo ditë e më tepër po dëshmojnë dallimin e të qenurit me BESË.
Na priftë e mbara.
BESA ËSHTË EMANET…”

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!