Deputetja e Partisë Socialiste e cila është në koalicion me VMRO-DPMNE-në, Vlladanka Aviroviq do të votojnë për ndryshimet kushtetuese me qëllim që t’i japë mundësi procesit për anëtarësim në BE dhe NATO, mëson “Makfax”, nga burimet e afërta me deputeten, njofton Portalb.
Ajo nuk do të heq dorë nga e drejta për diskutim në Kuvend, ashtu siç e kanë bërë grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Pritet që gjatë ditës së sotme, ajo zyrtarisht ta sqarojë qëndrimin e saj.
Djali i deputetes, Vasilie Aviroviq u dënua në rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Trust”. Ai duhet që të mbajë burg 3 vjet, pasi që si udhëheqës i ndërmarrjes “Sileks Nemetali ST”, ka keqpërdorur procedurën për thirrje publike, ndarje të marrëveshjes për furnizim publik ose partneritet publiko-privat.
Në Kuvend sot vazhdon diskutimi për ndryshimet kushtetuese. Pushteti dhe opozita janë me qëndrime të kundërta në lidhje me këtë çështje dhe mungon numri që i deputetëve që të votohet ndryshimet kushtetuese të cilat duhet të kalojnë me shumicë prej dy të tretave.
Ndryshimet kushtetuese janë të patjetërsueshme që të mundet Marrëveshja për Emrin me Greqinë të hyjë në fuqi dhe shteti ta ndryshojë emrin në Republika e Maqedonisë së Veriut.