

Nga 11 deri në 14 tetor të këtij viti, SPB Ohër  dhe Stacioni i Policisë në Strugë, kanë kryer operacione të suksesëshme për të arrestuar disa  persona, te cilët me vendim nga  disa gjykata kanë qenë të dënuar me burg. Nga Struga dhe disa fshatra të Strugës, u arrestuan katër persona të cilët shmangnin dënimin me burg dhe për disa prej tyre është  lëshuar urdhër-arrest qendror.
Më 11 tetor, në fshatin  e Strugës, Koroshishtë,  u arrestua një 43 vjeçar i cili me ikje u përpoq të shmangi burgun  prej 10 muajsh i shpallur nga Gjykata Themelore në Ohër për kryerjen e një  vepre penale  “përdhunim”. Ai u transferua në Institucionin Penal Ndeshkues Korektues -Strugë.
Më 13 tetor, nga Struga, u arrestua 47 vjeçari  nga fshati Ladorishtë i   Strugës. Ai  ka qenë ne ikje dhe ka qenë i  dënuar prej  Gjykatës Komunale të Ohrit me dy vjet burg për veprën penale “mashtrim” dhe i dënuar me  një vjet burgim dënim i  vendosur nga Gjykata Themelore Gostivar për kryerje te  veprës penale ” parandalimin të një personi zyrtar të autorizuar në kryerjen  e detyres  zyrtare,, .
I arrestuari  u transferua në Institucionin Penal Ndeshkues Korektues te burgjeve Idrizovë.
 Të njëjtën ditë, në fshatin  Livadhi të Strugës,  u arrestua një 30 vjeçar nga fshati Koroshishtë  për kryerjen  e  veprês penale ,,prodhim i paautorizuar, mbajtje,  posedim,  tregëti me armë dhe materie shpërthyese “,  nga Gjykata Themelore në Strugë,   i cili në fillim ishte i dënuar me tre vjet burg  dhe më tutje me  vendim  nga  e  njëjta gjykatë,  denimi u reduktua për 10 muaj dhe 24 ditë. Ai u transferua për të vuajtur dënimin në Institucionin Penal Ndeshkues Korektues -Strugë.
Më 14 tetor, pas një urdhri të lëshuar nga Gjykata Themelore Shkup 1 në fshatin Frengovë të  Strugës, u arrestua një 32 vjeçar . Ai u arrestua në lidhje me kryerjen e  veprës penale  “trafikim me qenie njerëzore” dhe më pas u transferua dhe iu dorëzua zyrtarëve të autorizuar në Gjykatën Themelore Shkup 1 për procedime të mëtutjeshme.
Zëdhenëse e Sektorit për Punë të Mbrendëshme Ohër
Merlina Islami

		 
		 