Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLëvizja Besa e Kasamit reagon ndaj rritjes së çmimit të naftës

Lëvizja Besa e Kasamit reagon ndaj rritjes së çmimit të naftës

Maqedonia po kalon një fazë politike shumë serioze që ka të bëjë me të ardhmen e vetë shtetit, mirëpo përskaj situatës politike që është e lidhur me ndryshimet kushtetuese që do hapnin rrugën e Maqedonisë për NATO dhe BE, si duket qeveria ka harruar të kujdeset për jetën e përditshme të qytetarëve të Maqedonisë të cilët për çdo ditë po ballafaqohen me shtrenjtime të çmimeve, me bllokim ekonomik, me probleme të shumta në arsim dhe shëndetësi si dhe problemin kryesor që është largimi i rinisë nga vendi.

Sot jemi dëshmitarë se për të satën herë rradhazi çmimi i derivateve të naftës po rritet duke rrënduar kështu edhe më tepër buxhetin e qytetarëve por edhe të bizneseve. Sa për ilustrim ju prezanzojmë rritjen e çmimeve prej viti 2016 deri sot:

Fillim i viti 2016 – Nafta ka patur çmim 39 denar

Dhjetor 2017 – Nafta ka arritur çmimin 54.50 denar

Ndërsa nga sot çmimi i naftës arrin 69 denar

E kthyer gjithë kjo në përqindje del se ne krahasim me fillimin e vitit 2016 sot kemi çmimin e naftës për rekord prej 77% më të shtrenjtë.

Në kushte kur pagat e administratës publike, arsimtarëve, mjekëve etj., janë në po të njejtat shifra, mund të konkuldojmë se politikat e kësaj qeveria janë komplet të dështuara dhe se standardi jetësor i qytetarëve jo vetëm që nuk mbetet në statusin e njejtë por përkundrazi po vështirsohet dita ditës.

I apelojmë qeverisë që paralelisht me euro-integrimet të fokusohet edhe me problemet e përditshme të qytetarëve të cilët për çdo ditë nga dëshpërimi i madh, skamja dhe humbja e shpresës se në këtë shtet ndonjë ditë do vijnë ditë më të mira, po largohen nga vendlindja për të mos u kthyer më.

Poashtu apelojmë që qeveria të sjellë masa lehtësuese për bizneset që në veprimtarinë e tyre primare kanë si shpenzim derivate të naftës, që përmes këtyre masave lehtësuese të bizneset sidomos të vogla dhe të mesme mos të pësojnë kollaps ekonomik që do sillte valë të reja të rritjes së papunsisë në vend.

Në ditët në vijim, Lëvizja BESA do të propozoj masa konkrete për përkrahje të bizneseve në sektorin e bujqësisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!