Një studente 21-vjeçare me nota të shkëlqyera nga Afrika e Jugut u rrëmbye nga një bandë që e përdhunoi dhe e vrau me gurë.
Hannah Cornelius doli nga apartamenti me shokun e saj, Cheslin Marsh në mesnatë kur një grup prej katër meshkujsh i shkuan me nxitim tek makina.
Nëpërmjet xhamit të hapur, ata futën dorën në makinë dhe i vunë kaçavidën në gjoks duke e kërcënuar se do e vrisnin.
Nga ana tjetër, 22-vjeçari Cheslin u kërcënua për vdekje me thikë në shpinë.
Ata i grabitën paratë e telefonin dhe e mbyllën në bagazhin e makinës.
Më pas, të katër djemtë e dërguan me detyrim për të blerë drogë të tipit metafetaminë të pastër.
Pasi tymosën drogë, e goditën Cheslin me tulla shtëpie dhe e hodhën në një banesë të braktisur, por ai ia doli të shpëtonte.
Kur shkoi të jepte me urgjencë alarmin për mikeshën, ai zbuloi se banda e kishte përdhunuar dhe i kishte hedhur një gur të madh që e la të vdekur.