Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftoi sot çmime të reja, për benzinë dhe dizel.
Në përputhje me metodologjinë për llogaritjen e çmimeve të karburanteve, çmimet e shitjeve me pakicë rriten me një mesatare prej 3.62%.
Çmimet e EUROSUPER-95 dhe EUROSUPER-98 do të rriten për 1 denarë, një litër benzinë do të kushtojë 74,50 përkatësisht 76,50 denarë.
Çmimi i karburantit EURODIESEL do të rritet me dy denarë për një litër naftë që do të kushtojë 69,00 denarë.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sonte në mesnatë dhe do të jenë të vlefshme për dy javët e ardhshme.