Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaVajzat rrihen në mes të rrugës për një djalë (VIDEO)

Vajzat rrihen në mes të rrugës për një djalë (VIDEO)

Ndodh rëndom që dy djem të grinden sepse pëlqejnë të njëjtën vajzë, por ky nuk është rasti. Agjencia turke e lajmeve “IHA” ka publikuar një video të dy vajzave që rrihen me njëra-tjetrën në mes të rrugës për një djalë. Ngjarja ka ndodhur në distriktin Haliliye të Provincës Shanliurfa, afër kufirit me Sirinë.

Dy nxënëset e shkollës së mesme mësohet se janë takuar me njëra-tjetrën pasi mbaruan mësimin. Pasi nuk zgjidhën asgjë me fjalë, ngatërresa për djalin që pëlqenin u kthye në një zënkë me grushta.
https://youtu.be/LPy1S4DWX5o

Shokët dhe shoqet që ndodheshin aty pranë, në vend që t’i ndanin nxorën telefonat celularë dhe filmuan zënkën. Video e vajzave që godasin dhe kapin njëra-tjetrën për flokësh ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. /tvklan.al

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments