Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniASH: Zaev është kryeminisër i vendit e jo mbret i tij, nuk...

ASH: Zaev është kryeminisër i vendit e jo mbret i tij, nuk mund të ofron falje për “27 prillin”

Kryeministri Zoran Zaev gjatë fjalimit të tij në Kuvend u shpreh i gatshëm të fal për ngjarjet e “27 prillit”, edhe përkundër faktit që siç tha ai, kjo ka një çmim dhe ai është i gatshëm ta paguaj atë çmim për të ardhmen e vendit dhe brezave që vijnë.

“Të gjithë atë ditë ishim në shënjestër të personave të manipuluar të cilët u vërsulën dhunshëm ndaj deputetëve, tani është rasti i duhur që duke qëndruar të gjithë përkrah Maqedonisë dhe të ardhmes së saj, për fëmijët tanë dhe gjithë fëmijët që vinë pas neve, të falim dhe të pajtohemi. Nuk ka mundësi më të mirë kur tani i duhemi njëri tjetrit, kur i duhemi shtetit dhe popullit tonë. Ana e djathtë e sallës (opozita) ti shtrijë dorën anën së majtë (shumicës) kolegët e anës së majtë ti shtrinë dorën atyre të anës së djathtë. Tani është momenti i shkëlqyeshëm që të falim dhe të pajtohemi. Nga këtu dërgoj mesazhin për falje dhe pajtimet për ngjarjet që ndodhën më 27 prill”, tha Zaev.

Ndaj këti fjalimi të kryeministrit ku ofroi falje për 27 prillin, kanë reaguar nga Aleanca për Shqiptarët ku lideri i tyre Ziadin Sela natën e 27 prillit ishte pothuajse i “vdekur” nga sulmet e dhunuesve që hyrën në Kuvend.

Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët për Zhurnal shprehet se Kryeministri nuk mund të jetë mbi institucionet dhe të ofron falje për 27 prillin. Ai thotë se Zaev është kryeministër i vendit e jo mbret i tij.

“Nuk e di kryeministri a ka pasur ndonje hall apo sherr privat apo familjar me 27 prill që po shtron dorën e pajtimit. Nëqoftëse fjalen e ka për ngjarjet e 27 prillit në kuvend, ai nuk eshte mbi institucionet, mbi drejtsine, është i zgjedhur kryeministër i vendit dhe jo mbret i tij”, kanë theksuar për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal nga Aleanca për Shqiptarët.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!