Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniOsmani: Do të jepja dorëheqje të isha i bindur se ka gabim...

Osmani: Do të jepja dorëheqje të isha i bindur se ka gabim në punën time

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane është i sigurt në ndershmërinë e veprimeve të tij derisa ka udhëhequr me Ministrinë e Shëndetësisë dhe është i bindur se procedurën e mëtejshme të PSPsë për lëndën “Pacienti” do të dëshmohet se vendimet janë marrë në mënyrë të ligjshme dhe në interes të të gjithë qytetarëve dhe se fazat parahetimore dhe hetimore, hetimi do të rezultojë me konkluzion se nuk ka bazë për ngritjen e akuzës kundër meje.

“Nëse isha i bindur se ka një gabim të vogël apo devijim në ligjet gjatë punës time në Ministrinë e Shëndetësisë, kur janë realizuar qindra projekte të cilat ende i gëzojnë të gjithë, kuptohet se nuk do të qëndroja para jush me krenari dhe të them se do të vazhdoj me tërë zellin edhe më shumë në implementimin e sundimit të së drejtës ku edhe mosndëshkimi dhe prezumimi i pafajësisë kanë absolutisht peshën e njëjtë. Jam i bindur se dokumentet që sot i kam dorëzuar deri te PSP do të qartësohet situata faktike”, tha Osmani në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Nga dokumentacioni, theksoi, shihet se nuk ka as indikacione të cilat tregojnë për ndonjë punë të paligjshme, përkundrazi qartë shihet se vendimet janë marrë në mënyrë ligjore dhe në interes së të gjithë qytetarëve.

“Në periudhën në vazhdim, në mënyrë plotësuese do të dorëzohen edhe dokumentet tjera që janë të nevojshme dhe të cilat kërkohen, me çka, sipas meje, ky rast është qartësuar dhe së shpejti pres edhe të mbyllet”, tha Osmani.

Nga ana e përfaqësuesve të Prokurorisë speciale, mora sigurinë dhe qasjen pozitive se materialet e marra paraqesin kontribut të rëndësishëm për hetimin, dhe fitova bindjen se, në një afat të përshtatshëm kohor, hetimi do të rumbullakësohet, me çka, unë jam i bindur se do të konfirmohet, se nuk ka asnjë punë të paligjshme, dhe se kjo do të ndihmojë që përfundimisht të ndërpriten të gjitha spekulimet që u shfaqën në publik, që para se të fillonte hetimi.

“I vetëdijshëm për rrezikun politik, publikisht kërkova, disa herë, PSP të hap hetim dhe plotësisht ta ndriçojë këtë rast, sepse jam i sigurt në ndershmërinë e veprimeve e mia, dhe nuk doja spekulimet të dominojnë me diskursin publik. Në këtë kuptim prita, edhe një procedurë parahetimore, të thirrem nga ana e PSP-së, dhe t’i prezantoj faktet me të cilat disponoj, gjithsesi, me mundësi, para se emri im të plasohet përmes kumtesës deri te të gjitha mediat si pjesë e hetimit. Por kjo është ajo që është, hetimi është hapur”, theksoi Osmani.

Theksoi se sundimi i ligjit paraqet një prej vlerave dhe parimeve themelore dhe shtoi se PSP është me rëndësi të jashtëzakonshme për realizimin e këtyre parimeve.

“Pa dallim për këtë situatë të re të krijuar, dua të ju siguroj se mbështetja ime dhe inkurajimi ndaj këtij institucioni mbetet i pandryshueshëm, aq më tepër, sot, edhe më shumë besoj në profesionalizmin dhe neutralitetin e tyre. Sugjerimi im i drejtpërdrejtë, me emër dhe mbiemër, nga ana e prokurorisë që në këtë fazë paraqet sfidë për karrierën time politike, por unë do të jap gjithçka nga vetja, që të ruaj parimin e prezumimit të pafajësisë, të largoj dyshimet nga puna ime, dhe me këtë të dëshmoj se gjithmonë kam punuar sipas ligjit dhe në interes të qytetarëve”, potencon Osmani.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!