Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa çka thotë Gruevski për hetimet e reja të Prokurorisë Speciale

Ja çka thotë Gruevski për hetimet e reja të Prokurorisë Speciale

Gjashtë hetimet e reja të PPS-së janë vazhdim i përndjekjes politike ndaj ish-funksionarëve të lartë dhe atyre aktual të VMRO-DPMNE-së, ndërsa në kontekst të dobësimit të pozitave të partisë dhe individëve të saj, si edhe në kontekst të ndryshimit të emrit pas referendumit të pasuksesshëm, shkroi mbrëmë në Fejsbuk ish-kryeministri, Nikolla Gruevski.

Në status ai elaboron se pse hetimet e PPS-së janë të pabaza.

Qeveria e VMRO-DPMNE-së, siç shkruan Gruevski, tentonte prej të gjitha vendeve të botës të tërheq investime dhe të krijojë kushte për klimë të mirë biznesi, por më e suksesshme ishte pikërisht me kompanitë e vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s.

“Bëj me dije se toka në të cilën u ndërtua Universiteti i Ballkanit është shitur në ankand elektronik në të cilin kanë mundur të konkurrojnë edhe kandidatë të tjerë nga sfera e arsimit dhe se çmimi prej një euro për metër katror është fillestar i cili kur nuk kishte kandidatë të tjerë ishte edhe përfundimtar por zakonisht kishte edhe konkurrentë të tjerë dhe çmimi rritej gjatë ankandit”, thekson Gruevski.

Thotë më tej, se nga ajo që e di unë, investitor dhe pronar i Universitetit Ballkanik në Shkup janë fondacione dhe OJQ të cilat janë edhe humanitare dhe organizata bamirësie në këshillat drejtues të të cilave marrin pjesë njerëzit e parë të kompanive më të mëdha turke se Efes Pilsen, Koka Kolla, Vaikiki, Halk Bank dhe shumë të tjera.

Për fat të keq, siç shton, sot nuk është ashtu me marrëdhënien korrekte dhe të përkushtuar ndaj investitorëve dhe prandaj rrallë dëgjojmë për investitorë të rinj.

Lidhur me hetimin me financimin dhe ndërmarrjen e shtatë mediave, Gruevski thotë se qeveria asnjëherë vetë, pa kriter dhe jashtë ligjit nuk ka bërë sistemimin dhe as nuk ka vendosur se ku dhe sa mjete për fushata do të dedikohen.

Sipas tij, VMRO-DPMNE as nuk ka pasur e as nuk ka poseduar media.

Sipas tij katër rastet e tjera të PPS-së gjithashtu janë të zbrazëta dhe të fabrikuara.

Akuzon se përndjekja politike e cila zbatohet përmes LSDM-së po vazhdon dhe është duke u intensifikuar.

“PPS nuk është as institucion i pavarur, as politik e as i paanshëm. PPS është instrument klasik për represion ndaj kundërshtarëve politik dhe mbajtjes sa më të gjatë të LSDM-së në pushtet”, shkroi Gruevski në Fejsbuk.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!