Një gruas u desh t’i amputohej gishti, pasi zhvilloi një formë të rrallë të kancerit të lëkurës, që u shkaktua nga ngrënia e thonjve.
20-vjeçarja Courtney Whithorn thotë se i shkaktoi traumë të madhe gishtit të saj, duke ia ngrënë thoin komplet – dhe duke shkaktuar kështu një melanomë akrale.
Courtney, që është nga New Aycliffe, Angli, tha se filloi ngrënien e thonjve pas disa ngacmimeve në shkollë, por që një ditë ajo e hëngri komplet thoin e gishtit, transmeton Gazeta Express.
Thoi u bë i zi, por Courtney tha se kishte shumë turp t’i tregonte miqve dhe familjes për këtë. Ajo shkoi te një mjek, i cili ia dha asaj lajmin tronditës se ajo kishte kancer dhe se duhej t’i nënshtrohej një operacioni.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar gishtin, mjekët ia hoqën komplet atë javën e kaluar.
Courtney tha: “Kur e kuptova se ngrënia e thoit ishte shkaktari i kancerit, u trondita. Mendoja me vete, si ia bëra këtë vetes, s’mund ta besoja”.
Në fillim iu hoq vetëm ‘shtrati i thoit’, por pas disa testeve, mjekët i thanë asaj se për këtë lloj kanceri zgjidhja e vetëme është amputimi. Pas amputimit, mjekët thanë se ajo nuk kishte më qeliza kancerogjene. /Express