Për shumë nga politikanët e korruptuar të Ballkanit dhe individë të lidhur ngushtësisht me ta pritet këtë vjeshtë të ketë një cunam që do të përlajë të gjithë llogaritë e tyre ilegale të fshehura në parajsat fiskale dhe do të shoqërohet me ndëshkimin e tyre, njofton agjencia e lajmeve INA.
Hetimet e inicuara nga BE dhe SHBA do të prekin edhe shumë politikan dhe biznesmen të lidhur me politikën në Maqedoni, të cilën mbajnë llogari të fshehta bankare me miliona euro në vende të ndryshme të botës.
Ky do të jetë një proces i thellë e gjithëpërfshirës ndryshe nga ç’ndodhi me sistemin e drejtësisë dhe do të nisë realisht nga ‘peshqit e mëdhenj’. Ky do të jetë një proces jo vetëm i pastrimit të politikës por edhe i ndëshkimit të çdo politikani të korruptuar dhe i sekuestrimit të pasurisë së paligjshme.
Largimi dhe ndëshkimi i politikanëve të korruptuar nga drejtimi dhe kontrolli i politiko-financiar i institucioneve të shtetit, apo i individëve të lidhur me ta, familjarë të tyre, biznesmenë, individë me rekorde kriminale, manjatë të medias, e tjerë do të fokusohet në ditët e javët në vijim në hetimin, kontrollin dhe bërjen publike të llogarive të tyre offshore të fshehura në parajsat fiskale me emrat e tyre të drejtpërdrejtë apo të koduar.
Prandaj lëvizjet e ardhshme politiko-sociale do të duhet të përqendrohen pikërisht në krijimin e një baze ligjore që lehtëson këtë hetim dhe kontroll të çdo politikani, biznesmeni të lidhur me politikën, të çdo anëtari të klaneve dhe familjeve mafioze, apo të kujtdo tjetër që ka indikacione, publike apo konfidenciale, se ka fshehur pasurinë e tij të paligjshme ne parajsat fiskale.
Do të kërkohet që Ligji për deklarimin e pasurisë të shtrihet edhe për të gjithë biznesmenët apo manjatët e medias që kanë përfituar tendera, leje ndërtimi apo koncesione nga qeveria qendrore apo vendore, por edhe domosdoshmërisht të përfshijë krahas kontrollit të llogarive të çdo subjekti që deklaron pasurinë në bankat, brenda e jashtë vendit, por edhe parajsat fiskale, lista e të cilave është e publikuar nga BE dhe SHBA.
Ja dhe një listë orientuese e botuar në vitin 2018 nga BE
http://www.paradisfiscaux20.com/paradis-fiscaux-british-virgin-islands-bvi-ibc.html për vendet e dyshuara për llogaritë offshore të individëve që kanë fshehur pasuritë e paligjshme:
Lista e vendeve ku ndodhen llogaritë:
Andorre,
Anguille,
Antigua and Barbuda,
Bahamas,
Barbade,
Belize,
Bermudes,
British Virgin Islands
Brunei,
Iles Cayman,
Iles Cook,
Grenade,
Guernsey,
Hong Kong,
Liberia,
Liechtenstein,
Maldives,
Iles Marshall,
Ile Maurice,
Monaco,
Montserrat,
Nauru,
Niue,
Panama (hequr ne janar 2018),
Saint Kitts et Nevis,
Saint Vincent dhe Grenadines,
Seychelles,
Turks et Caicos,
US Virgin Islands,
Vanuatu