Gjetan Keta është shpallur kampion i titullit Kampion Bote për peshat e mesme të Federatës WBU. Boksieri 35 vjeçari mposhti me boshnjakun Sldjan Janjanin.
Raundi i parë pa dy sportistë që kishin hipur në ring për të studiuar lojën e kundërshtarit. Megjithatë më kërkues ishte boksieri kuqezi Gjetan Keta i cili mori më shumë iniciativën duke goditur herë pas here kundërshtarin boshnjak.
Në raundin e dytë iniciativa më e madhe ishte nga 35 vjeçari nga Bulqiza, i cili me disa goditje të njëpasnjëshme e dërgoi kundërshtarin në një gjysëm “knock-out” por boshnjaku e gjeti forcën duke u rikthyer në lojë.
Me dominimin e Gjetanit u mbyll dhe ku raund, ndërsa me të njëjtin ritëm nisi dhe raundi i tretë, me Tysonin e Bardhë që bëri disa goditje fantastike përballë kundërshtarit. Raundi më i mirë i Gjetanit ishte ai i katërti, me 35 vjeçarin kuqezi që i shkaktoi një knock out kundërshtarit, por Janjanin nuk u dorëzua duke u rikthyer në garë. Ne raundin pasardhes, Keta shpertheu, duke detyruar kundershtarin te dorezohet dhe te marre ne duart e tij titullin kampion bote per peshat e mesme.