Një motoçiklist vdiq kur u përplas me një makinë sot pasdite në autostradën Prilepit. Sipas policisë, 20 vjeçari është nga fshati Slatin i Ohrit. Aksidenti i trafikut ndodhi në orën 17.10, pranë fshatit Pletvar. Makina ”Fiat” me targa e Manastirit e drejtuar nga N.K (45) nga Krusheva u përplas me një motor “Yamaha” me targa të Ohrit, i cili drejtoheshte nga M.M i cili vdiq .Shoferi i autoveture me ambulancë është dërguar në Spitalin e qytetit të Prilepit.