Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVrau prindërit dhe motrën në Dibër, flet nipi i familjes: Ju tregoj...

Vrau prindërit dhe motrën në Dibër, flet nipi i familjes: Ju tregoj arsyen e vërtetë se pse kushërira i vrau

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ekzekutimin e çiftit dhe vajzës nga vajza e madhe e familjes, ngjarje kjo e ndodhur me datë 26 të muajit të shkuar.

Në një rrëfim nipi i Amit Pocesta, Amir Findo nga Dibra i cili jeton në Itali, ka zbuluar të dhëna të reja.

Sipas nipit të familjes ngjarja ka ndodhur për refuzimin e lidhjes që vajza kishte me një 31-vjecar, i cili tashmë është arrestuar së bashku me një shtetas tjetër, ku akuzohen si bashkëpunëtor të krimit.

“Daja nuk pranoi lidhjen e Blertës me këtë djalin, sepse ka qenë i martuar dhe me fëmijë. Ky djali, Ferdi Malikoglu ka ndihmuar në kryerjen e vrasjes.

Më tepër nuk di ç’të them, jam në Itali dhe nuk kam informacione më shumë për këtë person. Ka pasur lidhje sentimentale, daja im nuk e pranoi, kjo është dhe arsyeja e vrasjes mos pranimi”, rrëfehet Amir Findo.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur me 26 gusht në Dibër të Madhe të Maqedonisë, ku vajza e madhe e familjes Blerta Pocesta, ka vrarë me armë zjarri, prindërit dhe motrën. 28-vjecarja është arrestuar në Maqedoni pak ditë më parë.

Frekuenca shkruan se familja shqiptare jetonte prej vitesh në Itali, dhe sipas mediave vendase ajo ka pranuar vrasjen e prindërve dhe motrës, ndërsa nuk ka rrëfyer arsyet që çuan në ekzekutimin e tyre.

Disa media shkruajnë se vrasja në fakt ka ndodhur për shkak të pasurive, pasi 28-vjeçarja do të përfitonte 1.5 milionë euro nga sigurimet e familjarëve dhe pronat e prindërve.

Për momentin nuk ka ende një version zyrtar të vrasjes makabre, por vetëm aludime.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!