Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni30 ditë paraburgim për tre të dyshuarit për vrasjen e familjes në...

30 ditë paraburgim për tre të dyshuarit për vrasjen e familjes në Dibër

Prokuroria Publike Themelore Gostivar solli urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër tre personave nën dyshimin se kanë qenë të involvuar në vrasjen e familjes treanëtarëshe në Dibër.

Sipas kumtesës së PPTH-së, e dyshuara e parë, një femër e moshës 28-vjeçare, është nën hetim pasi ekzistojnë baza për dyshim se ka kryer vepër penale – vrasje sipas nenit 123 paragrafi 3 nga Kodi Penal. Për dy të dyshuarit e tjerë, një burrë 31-vjeçar nga Gostivari dhe një banor 62-vjeçar i Dibrës, ekziston dyshimi se i kanë ndihmuar në kryerjen me çka kanë kryer vepër penale – vrasje sipas nenit 123 paragrafi 3 lidhur me nenin 24 të Kodit Penal.

Duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore, prokurori publik kompetent gjykatësit i dorëzoi Propozim për përcaktimin e masës së arrestit për tre personat e dyshuar. Ky propozim u pranua dhe gjykatësi të dyshuarve u ka caktuar masë arresti në kohëzgjatje prej 30 ditësh, kumton PPTH.

Procedura hetimore vazhdon në drejtim të ndriçimit të plotë të këtij rasti dhe sigurimit të dëshmive materiale.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments