Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëEdhe pse 50 vjecarë nuk u ndal së besuari, Klinika Amerikane “Dr....

Edhe pse 50 vjecarë nuk u ndal së besuari, Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” realizon ëndërrën e tyre të bëhen me fëmijën e parë!

(Ky është Artikulli i Sponsorizuar nga Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari”)

Lotët nga gëzimi nuk I’u ndalëshin prindërve dhe familjarëve të çiftit Lajqi, kur pas 30 viteve po përjetonin ndjenjën e rolit të prindërve, duke prekur me dashuri për here të parë fëmijën e tyre me emrin JETA.

Në një prenoncim për gazetën, nëna Raze në moshën 50 vjeçare shpjegon se si nuk rreshtën së besuari në mundësinë që një ditë do të bëhen prindër.

“Momentet më të vështira të një çifti janë, kur ekziston vështirësia për tu bërë prindër dhe kjo na shkaktonte gjithmonë një dhimbje, mirëpo asnjëher nuk u dorëzuam duke shiquar të gjejmë zgjidhje. Në kohën kur kemi ndëgjuar për Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari” se trajtonte problemet e çifteve për ngelje shtatzënë, menjëher jemi drejtuar duke gjetur ngrohtësinë dhe motivin nga stafi profesional në krye me Prof. Assoc. Dr. Çagcil Yetim, i cili pas konsultave dhe kontrollave tona, gjeti kurën në të cilën me metodat më të sofistikuara dhe teknologjinë e fundit, mundësoi që edhe pse në moshën 50 vjeçare, të gëzohemi me një vazjë të cilën i kemi dhënë emrin JETA, sepse për ne, është vetë Jeta” shtoi znj. Lajqi.

Sipas prof. dr. Sejdullah Hoxha dhe dr. Edibe Hoda – Borovci, të cilët kryen procesin e lindjes, theksuan se, edhe pse në moshën 50 vjecare, gjatë procesit nuk kishte asnjë rrezik dhe gjithshka ka shkuar mirë dhe sipas protokolit, gjë për të cilën tashmë vajza Jeta është nën kujdesin e Neonatologut të klinikës dr. Faton Xhaka.

“Ardhja në jetë e Jetës, vërtet ishte një mrekulli për nënën Raze dhe babain Ramë, ngase ata kanë provuar të kenë fëmijë për 30 vite dhe kjo u mundësua falë teknikës, aparaturave dhe ekipit mjekësor të Klinikës Amerikane Dr. Behar Kusari”, theksoi për gazetën Prof. Assoc. Dr. Çagçil Yetim, njëherit udhëheqës i stafit mjekësor.

Për të gjitha çiftet të cilat kanë probleme dhe nuk ngelen shtatzënë, sot me teknologjinë e fundit dhe me metodat shkencore, problemet e tilla trajtohen duke mundësuar shumë qifteve të përjetojnë ndjenjën e të bërit prindër, prandaj në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari” për të gjitha qifitet ofrohen konsulta falas nga Prof. Assoc. Dr. Çagçil Yetim.

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” gjindet në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, km3 ose mund të kontaktoni në 044 126 188 / 038 606 116, apo duke vizituar faqen www.american-art.net.

(Ky është Artikulli i Sponsorizuar nga Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari”)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!