Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAli Ahmeti ja hedh valles në dasmën e djalit të Ramiz Ladrovcit...

Ali Ahmeti ja hedh valles në dasmën e djalit të Ramiz Ladrovcit (FOTO)

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci sonte ka një gëzim të madh në familje. Ai po marton djalin e tij, Lapidarin. Në një postim në Facebook, Lladrovci ka gjetur kohë të falendëroj të pranishmit për pjesëmarrje.

Në fotot e publikuara shihet se në dasmë po marrin pjesë edhe Ali Ahmeti si dhe Bekim Jashari me gruan.

Më poshtë postimi i Lladrovcit:

Dasma e Lapidarit dhe Arlindës, është ngjarje për familjen tonë, me shumë kuptim dhe vlerë. Sonte, duke parë mysafirët tanë, mua dhe Shemsien, na bën që të jemi prindërit më të lumtur, për shumë arsye.
Sonte, ishte e pamundur t’i kemi në dasmë krejt ata që kemi pasur dëshirë t’i ftojmë, sepse janë shumë, në të gjitha trojet shqiptare. I kujtojmë sonte me respekt, të gjithë ata që u gjendën pranë nesh që bashkëvepruan dhe ishin në radhën e çlirimtarëve e që nuk janë fizikisht me neve.
Në këtë festë tonën, dua të falënderoj miqtë tanë të rinj, Familjen Alshiqi si dhe të gjithë dashamirët që na uruan për martesën e Lapidarit dhe Arlindës!

Të gjithëve, ua kthefshim me të mirë!

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments