Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiJa si i kundërpërgjigjet Jeton Shaqiri Aleancës së Strugës

Ja si i kundërpërgjigjet Jeton Shaqiri Aleancës së Strugës

“Të punosh apo të mos punosh?!”- kjo është çështja

Vendi i punës është i shejntë për secilin nga ne, për vendin e punës luftojmë për ta fituar, por vallë a punojmë mjaftueshëm për ta ruajtur atë?!

Personat që janë larguar nga puna janë individ të cilët nuk kanë respektuar orarin dhe detyrat e punës për të cilat janë paguar. Në qoftë se mendoni se është i padrejtë largimi i tyre nga vendi i punës, a është e drejtë që shumë individ të tjerë japin kontributin e tyre për ta ruajtur vendin e punës dhe në fund të muajit janë të barabartë me ata të cilët nuk janë korrekt aspak! Dikush nuk e dinte as vendin e tij të punës dhe dikush udhëzimet nga JU i ka pasur që për katër vite mos shkojë në punë dhe rrogën e ka të sigurtë.

Ju njoftoj se përjashtimet nuk janë partiake, pasi që mes të përjashtuarëve nga puna ka edhe të punësuar dhe nga subjekti im i BDI-së kur keni filluar të mërziteni dhe për ata se me siguri jeni mirë të informuar. Arsyeja është mosrespektimi i kushteve të punës për të cilat janë paguar. Mos u mërzisni se nuk jam une si ish drejtorët tuaj ata të cilët kishin më shumë anëtar të familjes së tyre të punësuar dhe të cilët asnjëherë nuk paraqiteshin në vendin e tyre të punës.

“Proaqua” vite me radhë ka qënë “bahçe” punësimi dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi se për çfarë është punësuar. Ndoshta shkaku ishte se drejtorët e mëparshëm as nuk paraqiteshin në vendin e punës dhe për këtë arsye as nuk i kanë njohur të punësuarit dhe aq me pak se me çfarë ata merren(ose nuk merren me asgjë) por për ata ka pasur rëndësi të marrin parat e puntorëve dhe të keqpërdorin djersën e tyre.

Kur qënkeni mërzitur aq shumë për familjarët e mbetur pa të hyra mujore, pse nuk reaguat kur drejtorët e mëparshëm buxhetin e ndërmarrjes e shfrytëzonin për “qejfet” e tyre në ndërkohë që 165 familje ishin me 8 rroga minus?!

Pyesni të punësuarit e ndërmarrjes se sa rroga të mbetura janë për momentin?
Ndjehem krenar që sot jemi data 15 Gusht dhe neser të gjithë të punsuarit do kenë rrogën e 5 që kam arritur ta jap për dy muaj e gjysëm. Vlersoj çdo falenderim që çdo ditë marr nga puntorët për punën e bërë dhe në të njëjtën kohë çdo përgëzim dhe urim nga qytetarët për kthimin e ujtit të pijshëm në qytetin e Strugës.

Sa për vlerat e mia profesionale dhe morale flet puna vet dhe do vazhdoj të flasë në vazhdim. Si djalë i urtë që jam ju ftojë bashkërisht të nisim proçedurë për të gjithë keqpërdorimet në organet e drejtësisë.
Ju falenderoj për kritikat sepse sidoqofshin ato, mua më stimuloni të vazhdoj më tutje me punë.
Për fund, do ishte mirë të gjithë ne të mbështesim kuadrot punëtore dhe profesionale, dhe të dënojmë punësimet që keqpërdorin vendin e punës, nesër edhe ti mund të jesh “viktim” i një nënpunësi administrativ të papërgjegjshëm.

Jeton Shaqiri-drejtor i Proaqua Strugë

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!