Gjatë këtyre ditëve në kopshtin e Klinikës “Zhan Mitrev” janë djegur dy palma nga një grup i të rinjve, informojnë nga Klinika.
Njëri rast është regjistruar të shtunën e kaluar rreth orës 1:30 ndërsa tjetri mbrëmë rreth orës 2:30.
Në videot, të cilat janë bërë nga kamerat e sigurisë së Klinikës, vërehen disa të rinj se si afrohen në hyrjen e parkingut dhe njëri prej tyre me çakmak e djeg pemën e palmës që për disa sekonda ndizet në flakë. Në rastin e dytë të kamerave të sigurisë të rinjtë zbresin nga një automobil, me fytyrë të mbuluar dhe shkojnë deri te palma më e afërt dhe gjithashtu e djegin, pas së cilës hynë brenda në makinë dhe ikin nga vendi.
Videot do të shfrytëzohen për hetim të mëtutjeshëm në të cilin do të kërkohet se kush janë autorët dhe cilat janë motivet për atë dikush të bëjë akt të tillë vandal dhe të pacivilizuar./mia