Në Strugë mbretëron kaos në trafik. Në mungesë të numrit të mjaftueshëm të hapësirave të parkimit, makinat parkohen në trotuare dhe në sipërfaqe të gjelbra. Kjo ndodh në kohën kur në Strugë kanë mbërritur një numër i madh të turistëve dhe mërgimtarëve. Problem shtesë janë ndryshimet në regjimin e trafikut në shumë rrugë, gjë që krijon rrëmujë dhe kolona të gjata të makinave.
“Kjo është gjithmonë kështu në Strugë, por tani mendoj se është më keq. Me makinë vij në Strugë nga mërgimi dhe kam frikë të vozis, është katastrofë. Ky nuk është qytetërim. Është e trishtueshme që një vend turistik si Struga ta shohim në këtë gjendje, pavarësisht se kush vjen këtu. Por kjo nuk durohet “
Ekspertët e trafikut besojnë se përveç ndërtimit të garazheve shumëkatëshe, për zvogëlimin e kaosit, rrugët kryesore nuk duhet të jenë të njëkahëshe.
Nga Komuna e Strugës thonë se sinjalizimi i instaluar horizontal dhe vertikal nuk respektohet për të parandaluar kaosin e trafikut në Strugë.
Komuna e Strugës
“Ne si komunë po kërkojmë bashkëpunim të mëtejshëm me organet e zbatimit të ligjit, përkatësisht Ministrinë e Brendshme – Strugë, për patrullimin dhe ndërmarrjen e masave parandaluese për rregullimin e trafikut rrugor në Strugë. Komuna në bashkëpunim me NP Komunale vazhdon me instalimin e pengesave të betonit për të parandaluar parkimin në trotuare “
Ndërkohë, qytetarët dhe turistët në rrjetet sociale vazhdojnë të vendosin fotografi dhe komente nga kaosi në qytet.Alsat M