Drejtoria e Doganave nuk kërkon që të ketë mbikëqyrje të llogarive bankare të qytetarëve, po vetëm të ketë mundësi bllokimi të llogarive të personave që i kanë borxh këtij institucioni. Kështu ka deklaruar sot drejtori i Doganave, Gjoko Tanasoski, i cili ka shpjeguar se deri më tani këtë procedurë e kanë bërë përmes DAP-it, për shkak se nuk kanë pasur bazë ligjore që të kërkojnë bllokim të llogarisë drejtpërdrejt në bankë.
Gjoko Tanasoski, Drejtor i Drejtorisë së Doganave
“Me ndryshimet që kërkohen në ligjin për bankat, drejtoria e doganave nuk kërkon mbikëqyrje të llogarive bankare të personave fizik, por thjesht, Drejtoria e Doganave kërkon që të veprojë në pajtueshmëri me kompetencat e saj dhe sipas Ligjit për dogana të bëjë pagesë të detyrueshme ndaj personave fizik të cilët kanë borxh të caktuar ndaj Drejtorisë së doganave”.
Drejtoria e doganave, në periudhën janar Korrik ka paguar në vitin 2018 719 milion euro, krahasuar me vitin 2017 kjo është rritje prej rreth 12 për qind, kur ka paguar 705 milion euro. Rritja e pagesave të të hyrave shënohet në të gjitha kategoritë, edhe me doganën, TVSH gjatë importit, akciza si dhe tek taksat. Ajo që është e rëndësishme që ishte detyrë bazë e Drejtorisë së Doganave është që tu dalë në ndihmë kërkesave të bashkësisë së afaristëve. /SHENJA/