Ish-kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Strugës, Lavdrim Elmazi pritet të marrë një post të ri.
Sic bëhet e ditur nga burime lokale për INA, Elmazi është kandidat për postin e drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Strugë. Ai ka marrë besimin e kreut të Lëvizjes BESA të udhëhequr nga Afrim Gashi, ndërsa dritë jeshile do ti jap edhe ministri i Kulturës, Asaf Ademi.
Lavdrim Elmazi është doktorant në Shkencat teknologjike, Ish profesor Universitar dhe një nga intelektualët e rinj në Strugë me ndikim në jetën shoqërore në qytet. Ai vjen nga fsh Kalishtë i Strugës.
Elmazi ishte kryetar dege i PDSH-së dhe ai iu bashkua fraksionit që u largua nga PDSH dhe më pas themeloi LR-PDSH nën udhëheqjen e Ziadin Selës. Elmazi më pas braktisi LR-PDSH duke iu bashkuar Lëvizjes BESA, ku u zgjodh si kryetar dege dhe më pas kandidat për komunën e Strugës në zgjedhjet e fundit lokale.