Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSot bëhen 17 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit

Sot bëhen 17 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit

Më 13 gusht të vitit 2001, pra si sot 17 vite më parë, u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit e cila konsiderohej si garantuese e bashkëjetesës dhe barazisë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve.

Marrëveshja u arrit asistimin e bashkësisë ndërkombëtare, pas luftimeve të cilat ndodhën në vitin 2001 dhe mes tjerash ka për qëllim të promovimit të zhvillimit të qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Me rastin e shënimit të 17 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Qeveria e RM-së sot në ora 12 në Klubin e Deputetëve në Shkup, organizon manifestim tematik me titull “Rruga për në Bruksel përmes Ohrit”, në frymën e vendimit të këtij viti për të filluar negociatat me Bashkimin Evropian dhe ftesën për anëtarësim në NATO.

Në kuadër të shënimit të kësaj dite të rëndësishme, e cila këtë vit është organizuar nga ana e Sekretariatit për Çështje Evropiane, planifikohet organizimi i një pritje për përfaqësuesit më të lartë politikë të shtetit, trupit diplomatik dhe përfaqësues të organizatave vendase dhe atyre ndërkombëtare si dhe organizim i një panel diskutimi.

Ndryshe, kjo kontratë në mes dy popujve u nënshkrua nga kryetari i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm, Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe ai i PDSH-së, Arbën Xhaferi.

Parimet themelore të Marrëveshjes së Ohrit:
1. Ndërrimi i pushteteve vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike
2. Garantohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë
3. Konfirmohet karakteri multietnik i shoqërisë maqedonase
4. Ndërtim i shtetit demokratik
5. Zhvillimi i pushtetit vendor

Megjithatë edhe pas kësaj Marrëveshje zbatimi i saj lë shumë për të dëshiruar. Analizë më të detajuar rreth Marrëveshjes së Ohrit të përgatitur nga Alsat-M do të mundet të ndiqni brenda ditës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!