Për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale të “kërcënim me mjet të rrezikshëm”, stacioni policor në Strugë ngrenë padi penale kundër 21 vjeçarit (M.C) nga një fshat i Strugës, informohet Struga Ekspres nga SPB-Ohër.
Ai kreu veprën penale më 27 të muajit të kaluar, përpara shtëpisë së familjes së N.B. në Strugë, ku ai filloi një mosmarrëveshje verbale me të për borxhin monetar të papaguar dhe më pas e sulmoi fizikisht. Në një moment, ai nxorri një thikë nga skuteri i tij dhe u nis që ta sulmonte, por u pengua nga fqinjët.
(Struga Ekspres)