Besmir Bojku është rikthyer në mënyrën më të mirë në fushat e futbollit. Mesfushori strugan ka lënë pas lëndimin që e kishte larguar atë nga fushat e futbollit për disa javë të tëra, ndërsa një gjë të tillë dëshmoi sot në përballjen ndaj Vardarit, njofton “infOSport.mk”,përcjellë Struga Ekspres.
Bojku vetëm pas disa minutave pasi u inkuadrua në lojë arriti që të shënojë golin e avantazhit për Shkëndijën, kur në minutën e 73-të pas një kombinimi të dyfishtë me Besart Ibraimin, me të majtën e tij shënoi për rezultat 2:1.
Por në fund Vardari shënoi për të barazuar shifrat për 2 me 2.