Pas masakrës së Vlorës ku mbetën të vrarë 8 persona dy vëllezërit Azem Zykaj 45 vjeç, Besim Zykaj 43 vjeç, bashkëshortet e tyre Aferdita Zykaj 42 vjeçe Vasilika Zykaj vjeçe, prindërit e tyre Demir Zykaj 75 vjeç, Perije Zykaj 72 vjeçe dhe fëmijët Sara Zykaj 16 vjeç dhe Ledion Zykaj 8 vjeç, ngjarja vazhdon të hetohet.
Në një deklaratë për ABC News i afërmi i familjes Zyka shprehet se nuk kishin dëgjuar probleme të mëparshme dhe nuk kishin dëgjuar gjëra të dyshimta për shëndetin mendor të autorit të vrasjes.
Sipas Policisë, 24-vjeçari Ridvan Zykaj ka ekzekutuar vëllain e gjyshit të tij Demir Zykaj sëbashku me bashkëshorten Perie Zykaj, djalin Azemin sëbashku me bashkëshorten si dhe djalin tjetër, Besimin me gruan dhe dy fëmijët.
/abcnews.al