Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiMërgimtarët e Strugës të irrituar nga vonesat e pasaportave (VIDEO)

Mërgimtarët e Strugës të irrituar nga vonesat e pasaportave (VIDEO)

Mërgimtarë në Strugë ankohen për periudhën e gjatë të pritjes së procedurave për marrjen pasaportës.

“Pas dorëzimit të të gjitha dokumenteve të nevojshme, ka ndodhur që pasaportën ta marrin pas tre ose katër javëve. Shumë mërgimtarë qëndrimin në Strugë e përdorin për të nxjerrë pasaporta ose letërnjoftime”, theksoi një aktivist i shoqatës së Diasporës Strugane.

Ata kërkojnë që afati për lëshimin e pasaportave të përshpejtohet.

Në stacionin e policisë në Strugë presin në radhë, për të aplikuar për një pasaportë. Kjo krijon një revoltë të madhe.

“Ja, gati tre javë pres dhe më thonë sot – nesër. Me procedure të shkurtër, apo të rregullt, duhet të presësh. Shumë pritet, dhe këtu janë mërgimtarët, gjithkush pret. Ka rrëmuja të mëdha, nga 500 njerëz presin vazhdimisht” tha një mërgimtar.

Nga Ministria e Brendshme arsyetohen se shkaku për këtë situatë është rritja e numrit të kërkesave për dokumente personale në këtë periudhë të vitit që duhet të përpunohen.
https://youtu.be/aYzN2ISA6_U

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments