Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëKosovën e mbron Amerika

Kosovën e mbron Amerika

Pjesëtarët e forcave ushtarake amerikane nga KFOR-i u tërhoqën nga liqeni i Gazivodës (Ujmanit), ku e kaluan ditën dje.

Në rrugët hyrëse të liqenit dhe hidrocentralit nuk ka automjete apo ushtarë të KFOR-it, raporton RTS.

Ushtarët po patrullojnë rrugën kryesore në Zubin Potok, kurse veriu i Kosovës herë pas here po vëzhgohet nga një helikopter i KFOR-it. Ushtarët e KFOR-it kanë qenë në zonën e Liqenit të Gazivodës për më shumë se 13 orë dje, ku ata thanë se ishin në një stërvitje të rregullt.

Kishte gjithsej nëntë automjete luftarake të forcave amerikane dhe disa dhjetëra ushtarë në terren.

Nga komanda e KFOR-it në Prishtinë u njoftua se ishte një aktivitet i paracaktuar dhe se nuk kishte të bënte me vendosjen nën kontrolli të liqenit të Gazivodës. /Zeri

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments