Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëNga 1 janari nuk do të ketë kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë

Nga 1 janari nuk do të ketë kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë

Ministri i Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko, mbrëmë u tha kosovarëve se nga data 1 janar nuk do të ketë kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë. Këtë deklaratë e dha në Skenderaj gjatë një manifestimi kushtuar mërgimtarëve.

Majko theksoi se kryeministri shqiptar, Edi Rama e ka marrë vendimin në fjalë dhe nga 1 janari nuk do të ketë kufi mes dy shteteve.

“Duhet me hap kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri na tha që e ka marrë vendimin, më datën 1 janar fillon lëvizja e lirë midis Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Majko mbrëmë.

Edhe pse në manifestim ishin të pranishëm Kryeministri, Ramush Haradinaj e presidenti Hashim Thaçi asnjëri nga ta nuk foli rreth vendimit të Edi Ramës për heqjen e kufirit.

Lajmi i dhënë nga Majko i gëzoi fort kosovarët. Pas kësaj deklaratë mbrëmë në Skenderaj shpërthyen brohoritjet dhe duartrokitjet.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments