Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniOhri bëhet me stacion të ri të auitobusëve, vitin e ardhshëm edhe...

Ohri bëhet me stacion të ri të auitobusëve, vitin e ardhshëm edhe me qendër tregtare

Sot në Ohër është mbajtur ceremonia e hapjes së stacionit të ri të autobusëve, si dhe me rastin e fillimit të ndërtimit të qendrës së re tregtare “Ohrid Moll”, dy investime të bëra nga ana e agjencisë turistike “Delfin Turs”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, kryetari i komunës së Ohrit, Jovan Stojanovski, pronari i “Delfin Turs”, Adnan Ismail, përfaqësues të institucioneve turke dhe vendore, organizata të vendit, si dhe mysafirë të ftuar.

Kryeministri Zaev, në fjalimin e tij para të pranishmëve theksoi se ky stacion i autobusëve i cili sot fillon me punë, është vënë në përdorim të banorëve të Ohrit, por edhe të të gjithë qytetarëve të mbarë Maqedonisë, ku përmes qasjes së re moderne deri në Ohër mundëson qasje më të lehtë për të gjithë qytetarët që vijnë në këtë qytet.

“Ne si administratë publike i vazhdojmë të gjitha gjërat e bukura që kanë filluar madje para neve, dhe me këtë dërgojmë mesazhin deri te të gjithë investitorët për stabilitetin në shtet, për motivimin e madh, për shkak të së cilës jemi të vetëdijshëm se për t’u futur në projekte të tilla duhet mbledhur pak më shumë guxim”, tha Zaev, duke theksuar se këto investime do të jenë një shenjë e re e Ohrit.

“Me të vërtetë jam i lumtur për çdo investim vendor që ndodh në Maqedoninë tonë, për shkak se është gjë e mirë, fillimisht për shkak se mundëson të ardhura në nivel lokal, sjell të ardhura në nivel shtetëror, hap vende të reja pune për të rinjtë, bën njëfarë trysnie për rritjen e rrogave të tyre që ata të mbesin këtu, por dërgon edhe mesazh serioz për inkurajimin e të gjithë investitorëve potencial”, shtoi ai.

Kryeministri Zaev tha se krahas autostradës Kërçovë – Ohër edhe më tej vazhdojnë me ndërtimin dhe rehabilitimin e autostradës Kërçovë – Gostivarë, dhe se tashmë po punohen dokumentacione projektuese për ndërtimin e rrugës së re për të cilën gjatë viteve në vijim beson se do të ndodh në këtë pjesë të Maqedonisë, e ajo është rruga Resnjë – Ohër, me qëllim që, siç tha, infrastruktura tërësisht të bëhet shumë më e qasshme, përshtatshme për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, por edhe nga tërë ky rajon, që të jetë në mënyrë shtesë të motivuar ta vizitojnë Ohrin.

Kryetari i Ohrit, Jovan Stojanoski, shprehu kënaqësinë për hapjen e këtij objekti kapital në Ohër.

“Sigurisht se në të ardhmen e gjithë kjo do të kontribuojë edhe për rritjen e numrit të turistëve, rritjen e qarkullimit turistik, rritjen dhe përmirësimin e ofertës turistike, ndërsa nënkuptohet se do të kontribuojë që qyteti ynë të fitojë përmbajtje të re, që në të ardhmen do të thotë jetë më cilësore për qytetarët”, tha ai.

Pronari i “Delfina Turs”, Ismail përcolli falënderime deri te të gjithë për mbështetjen e tyre, që ky investim vendor, nga një letër projekti të bëhet një realitet i Ohrit.

Ai tha se në vitin 2015 komuna e Ohrit hapi shpallje publike për shitjen e truallit në të cilën investitori duhej të ndërtonte terminal stacioni të autobusëve.

“Kompania jonë ‘Delfin Turs’ bleu truallin, dhe nga fundi i vitit 2016, pas marrjes së aprovimit për ndërtim, filluam me ndërtimin e stacionit të autobusëve. Jemi krenar që fjalën të cilën e dham atëherë para opinionit se Ohri do të ketë një nga stacionet më moderne të autobusëve në rajon, e përmbushëm në tërësi, ndërsa rezultati është këtu para nesh”, shtoi Ismail.

Sipas tij, së bashku me stacionin e autobusëve, është marrë aprovim për ndërtimin edhe të qendrës tregtare që do të jetë e para e këtij lloji jo vetëm në Ohër por edhe në rajon. Të dy projektet janë me një investim të përgjithshëm prej 7 milionë euro. Stacioni i autobusëve është ndërtuar në sipërfaqe prej 18.600 metrave katrorë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!