G.Gj. (51) nga Berova dje ka ndërruar jetë nga lëndimet në pjesën e kokës të cilat i kishte marrë derisa ka prerë pisha në vendin Ormane – Carev Dol.
Siç kumtoi MPB, fatkeqësia kishte ndodhur rreth orës 12. G.Gj. ka qenë me më shumë persona në mesin e të cilëve edhe djalin e tij. Ata i kanë ofruar ndihmë, me ç’rast me Ndihmën e shpejtë është transferuar në spitalin Sitina – Shkup, por u është nënshtruar plagëve.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit Policor Berovë. Janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.