Shkëndija e Tetovës është kualifikuar për në turin e tretë kualifikues të UEFA Champions League, pasi mbrëmjen e të martës kanë barazuar në transfertë me rezultatin 0-0 ndaj Sheriff Tiraspol.
Ekipi shqiptar i Maqedonisë ka mundur të kualifikohet për në turin tjetër, falë fitores minimale 1-0 të regjistruar në takimin e parë ndaj moldavëve.
Falë këtij kualifikimi, Shkëndija e Tetovës, do të tentojë play-off për fazën e grupeve të UEFA Champions League, madje duke siguruar pjesëmarrjen në play-off të fazës së grupeve të UEFA Europa League, në rast eliminimi në turin e ardhshëm.