Sot, u shua baca Adem. U shua një nga figurat më të ndritura kombëtare. U shua simboli i rezistencës kombëtare. U shua veprimtari që kurrë nuk u dorëzua, ngeli i pamposhtur edhe atëherë kur vuajti 3 dekada nëpër burgjet e Jugosllavisë.
Baca Adem do ngelet i pavdekshëm në zemrat tona. Veprat e tij, patriotike dhe intelektuale do ngelin frymëzim dhe udhërrëfyes për të gjithë ne, model i nderimit të kombit dhe shërbimit të atdheut.
Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë shqiptarëve, sepse baca Adem ishte i të gjithëve!
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, që aq shumë e deshi!
Me përulje!
Ziadin Sela