Mbrëmë me 100 vota pro, u votuan nga ana e deputetëve në parlamentin e Maqedonisë, anëtarët e rinj të KSHZ-së, ndër ta është edhe Enver Saliu nga Kumanova, i cili u propozua nga Lëvizja Besa,transmeton TopalNews
Po kush është Enver Saliu, më poshtë ua sjellim edhe biografinë e anëtarit të KSHZ-së.
Enver Saliu është i lindur në Kumanovë ku në këtë qytet mbaroi shhkollimin fillorë dhe të mesëm. Pas shkollës së mesme Saliu, studime i vazhdoi në fakultetin juridk “Shen Kirili dhe Metodij” Shkup, ku edhe diplomoi në vitin.2007-të.
Pas diplomimit, për një kohë ka punuar në zyrë avokati, ndërsa pas saj ka punuar një periudhë të gjatë në Qeverinë e Maqedonsë, dhe nga v.2008 është I punësuar në Agjensionin për Kadastër në Shkup, ku aty ka punuar për një periudhë 10 vjeçare, dhe ka pasur pozitën bashkëpuntor i lartë për çështje juridike.
Enver Saliu, tashmë anëtar në KSHZ, është i martuar dhe është prind i dy fëmijëve.