Thursday, November 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaNë oborrin e këtij restoranti u dogjën të gjallë 26 njerëz (VIDEO)

Në oborrin e këtij restoranti u dogjën të gjallë 26 njerëz (VIDEO)

Në një fushë afër tavernës (restorantit) ‘Argyri Akti’ në Mati u shkrua kapitulli më i tmerrshëm i tragjedisë nga zjarret në Atikën Lindore.

Imazhet që të ofron një ditë pas tragjedisë janë tronditëse. Në këtë oborr që shikoni në video u gjetën 26 trupa të pajetë. Nëna dhe baballarë me fëmijët e tyre në krahë në një përpjekje të dëshpëruar për t’i mbrojtur.

Ajo që lanë pas punëtorët e shpëtimit – dorezat dhe objektet e tjera – dëshmojnë për tmerrin që shpërtheu në zonë.

Tek-tuk në tokën e mbuluar nga hiri të bie në sy ndonjë këpucë e mbetur nga viktimat që u dogjën të gjallë, ndërsa flakët nuk kanë kursyer as kafshët shtëpiake. Qen të ngordhur shihen kudo.

26 të vdekurit që u gjetën në oborrin e restorantit kishin tentuar të shpëtonin, duke marrë makinat e tyre për t’iu drejtuar Athinës. Por ata u bllokuan nga flakët. Prandaj lanë makinat dhe lëvizën drejt detit.

Vendimi i tyre tingëllon logjik, por në fakt vulosi vdekjen e tyre. Nga fusha ku u gjetën ka një rrugë që të çon në një shkëmb dhe prej aty në det.

Megjithatë, njerëzit e pafat, nuk e dinin atë ose nuk arritën t’i afroheshin asaj.
Përfundimi: Ata e gjetën veten të rrethuar nga flakët dhe përqafuan fëmijët e tyre duke qenë të vetëdijshëm se nuk do mund të shpëtonin.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!