Para pak çastesh ka ndodhur një përleshje me armë zjarri në rrugën përballë spitalit të Tetovës. Sipas informacioneve të para, gjuajtjet nuk kanë lidhje me spitalin por përleshja ka ndodhur aty rastësisht për larje hesapesh (borxhesh) mes dy personave nga qyteti i Tetovës. Nuk dihet ende nëse ka viktima apo të plagosur. Për momentin policia ka bllokuar rrugën para spitalit dhe po punohet për kapjen e autorëve. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe prokuroria dhe po kryhen hetimet në vendin e ngjarjes.