Pasditen e sotme të tjera lëkundje tërmeti janë regjistruar në Shqipëri.
Rreth orës 18:30 një lëkundje rreth 3.5 ballë i shkallës rihter u ndje në Tiranë.
Mësohet se epiqendra ishte në Fushë – Krujë.
Ndërsa lëkundjet kulmuan në orën 11 të mëngjesit me rreth 5.1 ballë, me epiqendër Gjiri i Lalëzit.
Këto tërmete sollën panik tek qytetarët në Durrës dhe Korçë.
Në Tiranë, por edhe qytete të tjera në vend u goditën nga një tërmet i fuqishëm mesditën e sotme, i cili është shoqëruar edhe nga disa lëkundje të tjera më të lehta.