Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriToka shqiptare u shkund për një orë! Sizmiologu: Pas tërmetit pati 40...

Toka shqiptare u shkund për një orë! Sizmiologu: Pas tërmetit pati 40 lëkundje të tjera

Sizmiologu Rexhep Koçi ka dhënë një sërë detajesh në lidhje me tërmetin që përshkoi Tiranën me një forcë të paparë prej disa vitesh, plot 5.1 ballë të shkallës Rihter.
Në një intervistë për Fax News, Koçi tha se tërmeti ka origjinuar pranë zonës së Gjirit të Lalzit dhe ka gjeneruar një forcë prej 5.1 ballësh. Pas lëkundjes së parë të fortë, aktiviteti sizmik ka vijuar për thuajse një orë me rradhë. Ka patur rreth 40 goduitje të tjera, të një shkalle më të vogël, që kanë pasuar tërmetin që tmerroi thuajse të gjithë Shqipërinë.

Sizmiologu Koçi: Shqipëria është goditur nga një tërmet i magnitudës 5.1 dhe deri tani nuk kemi informacion më tepër. Mund të themi se aktiviteti sizmik vazhdon dhe nga tërmeti I parë kanë ndodhur dhe rreth 40 ngjarje të tjera, pasgoditje. Të tilla tërmete shoqërohen në mënyrë karakteristike nga tërmete të vogla. Në Tiranë është ndjerë fuqishëm tërmeti.

Tërmeti ka qenë në orën 11:01 dhe ka vijuar deri në momentin që ne po flasim bashkë (ora 12:00)./Gazeta Express

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments