Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKulturëFatos Lumani: Filharmonia e Maqedonisë, shqiptarët as nuk i llogaritë pjesë të...

Fatos Lumani: Filharmonia e Maqedonisë, shqiptarët as nuk i llogaritë pjesë të këtij shteti, duhet të kemi Filharmoninë Shqiptare në Maqedoni (FOTO)

Strugani Fatos Lumani-drejtor i Ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve popullore shqiptare në Republikën e Maqedonisë,ka shprehur revoltën e tij për mospjesëmarrjen e studentëve të USHT-së në koncertin e radhës nga Filharmonia e Maqedonisë duke i përjashtuar shqiptarët dhe sipas Fatos Lumanit studentët shqiptar as nuk i llogarisin më pjesë të shtetit, informon Struga Ekspres.

Drejtori Fatos Lumani u shpreh se e ka një zgjidhje të vetme të këtij problemi prej vitesh, që shqiptarët të kenë Filharmoninë Shqiptare në Maqedoni,shkruan Struga Ekspres.

Ja postimi i plotë i drejtorit nga Struga në llogarinë e tij në facebook:

“Edhe një koncert tjetër nga Filharmonia e Maqedonisë ku përjashtohet Universiteti I Tetovës(dhe studentët shqiptar pjesë e këtij Universiteti), a për paradoks titullin e ka “Звукот на идната генерација”, domethënë në të ardhmen as nuk na llogarisin më pjesë të këtij shteti
Zgjidhja e vetme e këtij problemi mbetet krijimi i një Filharmonie Shqiptare ?”,shprehet Fatos Lumani,drejtori i Ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve popullore shqiptare.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments