Strugani Fatos Lumani-drejtor i Ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve popullore shqiptare në Republikën e Maqedonisë,ka shprehur revoltën e tij për mospjesëmarrjen e studentëve të USHT-së në koncertin e radhës nga Filharmonia e Maqedonisë duke i përjashtuar shqiptarët dhe sipas Fatos Lumanit studentët shqiptar as nuk i llogarisin më pjesë të shtetit, informon Struga Ekspres.
Drejtori Fatos Lumani u shpreh se e ka një zgjidhje të vetme të këtij problemi prej vitesh, që shqiptarët të kenë Filharmoninë Shqiptare në Maqedoni,shkruan Struga Ekspres.
Ja postimi i plotë i drejtorit nga Struga në llogarinë e tij në facebook:
“Edhe një koncert tjetër nga Filharmonia e Maqedonisë ku përjashtohet Universiteti I Tetovës(dhe studentët shqiptar pjesë e këtij Universiteti), a për paradoks titullin e ka “Звукот на идната генерација”, domethënë në të ardhmen as nuk na llogarisin më pjesë të këtij shteti
Zgjidhja e vetme e këtij problemi mbetet krijimi i një Filharmonie Shqiptare ?”,shprehet Fatos Lumani,drejtori i Ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve popullore shqiptare.